Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr. 1, të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Lidhur me përmbajtjen, qëllimin dhe rëndësinë e këtij Projektligji, sqaroi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Pas kësaj, komisioni vendosi të përkrahë këtë Projektligj dhe ta procedojë tutje për shqyrtim final në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.