Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit të vendimit të Kuvendit nr.08-V-298 lidhur me Projektligjin nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, komisioni ka rithemeluar grupin punues për këtë projektligj.
Po ashtu, komisioni pas miratimit ka proceduar në seancë plenare për lexim të dytë raportet e komisioneve të përhershme për Projekt-kodin e Procedurës Penale nr.08/L-032; për Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; për Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe për Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës.