Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

29.06.2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare.

Në këtë mbledhje, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka raportuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për rolin e AKI-së në përmbushjen e mandatit ligjor në funksion të mbledhjes së informacionit lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.