Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione 

19.05.2022

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozimit për të ftuar për një vizitë zyrtare anëtarët e parlamentit turk, anëtarë të Komisionit përkatës të të Drejtave të Njeriut dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Turqisë.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit ranë dakord që ta dorëzojnë kërkesën në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj vizite, dhe më pas të dërgojnë një ftesë zyrtare për vizitë për delegacionin e lartpërmendur nga Republika e Turqisë.