Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sekretari Krasniqi takoi zv/ambasadoren e Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri

15.02.2021

Nën komponentën e bashkëpunimit ndërparlamentar, Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, zhvilloi sot një takim me zv/ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri.

Sekretari i Kuvendit e njoftoi zv/ambasadoren zvicerane me rezultatet që ka shënuar Kuvendi në fushën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, transparencën parlamentare, edukimin qytetar, hulumtimet parlamentare dhe zhvillimin e teknologjisë informative, si dhe shpalosi fushat e mundshme të bashkëpunimit në nivel të administratës dhe në nivel të Kuvendit.

Zv/ambasadorja Menthonnex Gacaferri shprehu interesimin e saj për të ndihmuar Kuvendin në prioritetet specifike, përderisa janë në përgatitje të planit afatgjatë të bashkëpunimit Zvicër-Kosovë.