Kuvendi i Republikës së Kosovës

Takimi i Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

06.05.2021

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, është mbledhur sot për të shqyrtuar nominimet e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, nëse i plotësojnë kushtet për tu zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe hedh poshtë kandidaturat qe nuk i plotësojnë kushtet.

Kryesuesi i komisionit, Adnan Rrustemi (i autorizuar nga kryetari i Kuvendit), bëri të ditur se për paraqitjen e nominimeve, kanë aplikuar 11 kandidatë (https://www.kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/perfundon-afati-i-ftesesthirrjes-per-nje-gjyq-26736/).

Pas shqyrtimit të nominimeve, komisioni konstatoi se të 11 kandidatët i plotësojnë  kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj, për tu zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe do t’i nënshtrohen intervistimit.

Komisioni vendosi që testi me shkrim të realizohet më 17 maj 2021, ndërsa intervistimi me gojë më 24 maj 2021.