Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të gjitha lajmet

Dita e tretë e homazheve

25.01.2006

Qytetarët e Kosovës, në numër të madh, vazhdojnë të presin në radhë të gjata, nëpër mot shumë të ftohtë, për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Presidentit Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës. Delegacione të shumta vendore dhe ndërkombëtare po bëjnë homazhe në nderim të jetës dhe figurës së Presidentit Rugova.

Kryeparlamentari Daci priti një delegacion prej 50 vetash nga SHBA-të

25.01.2006

Institucionet bashkë me qytetarët, në këto ditë të dhembjes së madhe, po tregojnë shkallë të lartë uniteti. Kemi obligim dhe përgjegjësi që të nxjerrim energjitë e fundit, për të realizuar amanetin e Presidentit Rugova për pavarësi të Kosovës

Akreditim special për për përcjellje të varrimit

25.01.2006

Mediat duhet të paraqiten në Njësinë e Akreditimit të UNMIK-ut gjatë ditës së sotme (e mërkurë) më së voni deri në ora 20:00 për të marrë AKREDITIMIN SPECIAL. Ky Akreditim Special duhet të shoqërohet me një ID valide.

Kumtesë e Këshillit Ekzekutiv i Varrimit

25.01.2006

Në ceremoninë zyrtare në sallën “1 Tetori” fjalë rasti do të mbajnë: PSSP Soren Jesen Petersen, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe përfaqësuesi i familjes së Presidentit Rugova.