Është biseduar lidhur me aktivitetet ceremoniale për presidentin e ndjerë, Rugova. Të gjitha manifestimet janë zhvilluar mirë. Vlerësohet angazhimi i të gjitha strukturave, sidomos i SHPK-së dhe i TMK-së. Pritet ardhja e shumë delegacioneve të huaja. Nuk është moment i përshtatshëm ardhja e presidentit serb, Tadiq. Procesi bisedimeve për statusin e Kosovës aktivizohet pas ditëve të zisë.
Për përcjelljen e Ceremonisë Qëndrore të varrimit të Presidentit të Kosovës, përfaqësuesit e mediave duhet të posedojnë akreditim valid nga UNMIKU. mediat të dërgojnë emrat e reporterëve, kameramanëve dhe fotografëve që do ta përcjellin Ceremoninë e Varrimit, në dy pikat kryesore: në sallën 1 Tetori dhe në vend varrim, për të siguruar akreditim special (shtesë).
Këshilli ka çmuar sjelljen dinjitoze të qytetarëve të Kosovës, të cilët, përkundër acarit, në numër të madh kishin ardhur t’i shprehin nderimet e tyre për Presidentin e vet të dashur, Dr. Ibrahim Rugovën. Këshilli vlerësoi lart angazhimin e të gjitha institucioneve dhe strukturave të përfshira në organizimet rreth ceremonive për nderim të Presidentit, duke veçuar punën e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK).