Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit: Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

20.11.2023
Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjten, më 23 nëntor, do të mbajë seancën plenare të radhës. 
 
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar. 
 
Seanca do të fillojë në orën 10:00, me deklarime jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet e deputetëve në adresë të qeverisë. 
 
Pas votimit për një varg marrëveshjesh ndërkombëtare, Kuvendi pritet të diskutojë lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën. Më pas, do të vazhdohet me shqyrtime dhe votime të disa projektligjeve e rekomandimeve, si dhe me zgjedhje e emërime të anëtarëve të disa institucioneve të pavarura. 
 
Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.