Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga kryetarja Hykmete Bajrami, u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022.
Prezantimin e këtij raporti, në cilësinë e deputetes raportuese e bëri anëtarja e Komisionit Mirlinda Tishukaj- Sadiku, ndërkaq në çështjet që ngritën anëtarë të Komisonit dhanë sqarime përfaqësues të bordit të ARRU-së. Megjithatë, u theksua se nuk ka ndonjë të gjetur në këtë institucion nga auditori, prandaj raporti nuk procedohet në seancë.
Ndërkaq, sa i përket raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për vitin 2022, në mungesë të bordit të AKP-së, kjo çështje mbeti të shqyrtohet në mbledhjen tjetër të radhës.