Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion në Shqipëri lidhur me hartimin e Kodit të Etikës

30.03.2023

Në vazhdën e aktiviteteve për të mbledhur sa më shumë përvoja parlamentare lidhur me hartimin e Kodit të Etikës, anëtarët (grupi punues) e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po qëndrojnë në Shqipëri.

Anëtarët e këtij komisioni, fillimisht u pritën në takim nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Tutje, anëtarët e Komisionit për Legjislacion … gjatë ditës mbajtën takime me Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula, me kryesuesen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Klotilda Bushka, me Etilda Gjonaj, Gazmend Bardhi (PD).

Vizita studimore dyditore e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Shqipëri është vazhdimësi e aktiviteteve të shqyrtimit të praktikave më të mira për Kodin e Etikës së deputetëve që mbështetet nga NDI, pas së cilave pritet të fillojë procesi i hartimit të këtij dokumenti.