Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit e të huaj.
Vizitat e qytetarëve në ndërtesën e Kuvendit, ndjekja e mbledhjeve plenare, njohja me organizimin, punën dhe funksionimin e Kuvendit, paraqesin një aktivitet të dendur në punën e tij.
Planifikoni vizitën tuaj më herët, në mënyrë që të takoni përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, të bëni një shëtitje nëpër ndërtesë, të shihni nga afër sallat ku mbahen mbledhjet plenare, mbledhjet e komisioneve etj.
Mësoni për përbërjen e Kuvendit dhe funksionet e tij,
Për komisionet dhe grupet parlamentare,
Për mënyrën e miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre.
1. Shkarkoni dhe plotësoni formularin (kërkesën) për vizitë në Kuvendin e Kosovës;
2. Formularin e plotësuar, dërgojeni në adresën: [email protected];
3. Kërkesa duhet të dërgohet 5 ditë para datës për vizitë në Kuvend;
4. Ju do të njoftoheni nga zyrtari përgjegjës i Kuvendit lidhur me kërkesën tuaj.
Formulari për vizitë në Kuvendin e Kosovës (shkarko)
Formulari për ndjekje të mbledhjes plenare (shkarko)
Nëse kërkesa juaj për vizitë është miratuar, ju lutem mbërrini në Kuvend se paku 10 minuta para kohës së caktuar.
Me rastin e paraqitjes në Kuvend, duhet të identifikoheni nëpërmjet dokumentit personal (qytetarët e huaj duhet të kenë me vete pasaportën).
Duhet të kaloni nëpër kontrollin e sigurisë dhe të silleni në përputhje me rregullat e rendit në ndërtesën e Kuvendit.
Gjatë ndjekjes së mbledhjes plenare, është i ndaluar çdo veprim që e pengon punën e mbledhjes, si: folja me zë të lartë, përdorimi i telefonave, fotografimi, bartja e transparenteve të tjera, që në çfarëdo mënyrë bien ndesh me rendin në mbledhje plenare ose e pengojnë apo e vështirësojnë punën e saj.
Nëse keni paraqitur kërkesë për të ndjekur punimet e mbledhjes plenare, për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve dhe agjendës së Kuvendit, miratimi i kërkesës mund të marrë kohë më shumë se një javë.
Burim Etemaj, Koordinator i Njësisë për Marrëdhënie me Publikun
E-mail: [email protected]
Numri i telefonit: +383 (0)38 200 10 240