Në këtë kontekst, komisioni, në mënyrë të veçantë:
- Analizon dhe vlerëson përshtatshmërinë e akteve të cilat i miraton Kuvendi i Kosovës me Kushtetutën;
- Në raste të caktuara propozon, propozim – ligj, amendament në ligj apo në aktin të cilin e miraton Kuvendi i Kosovës;
- Shqyrton projektligjet në aspektin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë;
- Shqyrton deklarata politike, rezoluta dhe akte të tjera nënligjore në miratim nga Kuvendi i Kosovës nga aspekti i kushtetutshmërisë së tyre,
- Shqyrton çështjet parimore të harmonizimit të legjislacionit me Kushtetutën;
- Shqyrton propozimet për ndryshime kushtetuese;
- I kërkon Qeverisë amendamentimin e ligjeve, me qëllim të harmonizimit me legjislacionin tjetër, në raste të veçanta edhe vetë amendamenton ligje për këtë qëllim.
- Shqyrton çështjet e gjyqësisë në Kosovë;
- Mbikëqyr zbatimin e ligjeve në fushën e gjyqësisë në përgjithësi.
- Shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë, i barten këtij komisioni;
- Angazhon ekspertë për çështje të caktuara të fushëveprimit të komisionit;
- Organizon dëgjime publike për çështje të caktuara në fushën e legjislacionit;
- Formon grupe të punës për shqyrtimin e çështjeve të caktuara të fushëveprimit të komisionit;
- Ushtron mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës;
- Komisioni kontakton me komisionet e tjera të Kuvendit për t’i njoftuar për ushtrimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi;
- Hartimin e Rregullores së Kuvendit;
- Interpretimin e Rregullores së Kuvendit, kur kërkohet nga Kuvendi;
- Shqyrtimin e kërkesave për heqjen e Imunitetit dhe të Mandatit të deputetëve dhe ia paraqet rekomandimet Kuvendit;
- Shqyrton çështjet që lidhen me metodologjinë dhe me teknikën unike të hartimit të legjislacionit;
Komisioni bashkëpunon me të gjitha ministritë, prej të cilave mund të kërkojë të dhëna konkrete nga fushëveprimi i tij.
Po ashtu, komisioni mbikëqyrë edhe punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.