Assembly of the Republic of Kosovo

Vacancies

14 Tetor 2021

K O N K U R S - Për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Application documents

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 

K O N K U R S

Për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

 

Sipas Ligjit nr. 05/L - 042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zëvendësdrejtori zgjidhët për mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

 

Kandidati për zëvendësdrejtor të  Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, duhet të plotësojë kushtet si në vijim:

 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të këtë së paku diplomë universiteti  katër (4) vjeçar ose master;
  • të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi  6 (gjashtë) muaj burgim;
  • të ketë integritet të lartë moral;
  • të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune menaxheriale.

 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

 

•           Curriculum Vitae (CV - autobiografia);

•           Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

•           Letra motivuese;

•           Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

•           Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale;

•           Dëshmia për përvojën e punës.

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 28.10.2021, në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.