Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

18.03.2015

Ky Komision, me rastin e Ditës së Egjiptasve - 24 qershor, ka organizuar takim me përfaqësueset e grave të këtij komuniteti.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Qeverisje Lokale, në krye me ministren Adrijana Hoxhiqin, përfaqësuesit e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në krye me ministren Dijana Zhiviqin, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, kryetarja e Grupit të grave parlamentare në Kuvendin e Kosovës, znj. Mexhide Mjaku -Topalli si dhe deputeti nga Ku vendi i Republikës së Maqedonisë Veriore z. Rubini Zemoni, si dhe përfaqësues të shumtë të grave të këtij komuniteti.

Duke hapur takimin, kryetarja e Komisionit, deputetja Duda Balje, në emrin e vetë dhe në emër të komisionit shprehi u rime për festën kombëtare të Egjiptasve 24 qershorin ku tha se dëshiron që në të ardhmen përfaqësueset e grave të këtij komuniteti të kyçën në mënyrë masive në rrjedhat e përgjithshme shoqërore. Pastaj tha se ky Komision e ka filluar monitorimin e zbatimit të Ligjit për Barazi gjinore dhe se së shpejti Komisioni do të dal me raport nga monitorimi i këtij Ligji të rëndësishëm.

Deputeti nga radhët e komunitetit Egjiptas, njëkohësisht edhe anëtar i këtij Komisioni, Veton Berisha e theksoi se pjesëtarët e këtij komuniteti duhet që sa më shumë të kyçen në të gjitha sferat e shoqërisë dhe shumë më tepër të kyçen në arsim që do të thotë që të regjistrohen dhe me sukses ta kryejnë shkollimin, ashtu që në kushte të barabarta të konkurrojnë për vendet e punës dhe të kontribuojnë në përparimin e Kosovës në të gjitha fushat.

Ministresha Hoxhiq, theksoi se si në nivelin lokal ashtu edhe qendrorë nyejt sikurse pjesëtarët e popujve jo shumicë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë, ashtu edhe pjesëtarët e komunitetit Egjiptas, veçanërisht gratë duhet të jenë të përfaqësuara, që do të thotë të punësuara në administratë. Ndërsa ministresh Zhiviq theksoi se në pjesët rurale ku jetojnë dhe punojnë përfaqësuesit e këtij komuniteti ata duhet që edhe më tepër të kyçen në punët bujqësore.

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, z. Zemoni, tha se në Kosovë por edhe në Republikën e Maqedonisë Veriore pjesëtarët e komunitetit Egjiptas duhet të tregojnë më tepër dëshirë që të kyçen në të gjitha format e jetës shoqërore dhe të tregojnë sukses sa më të madh në të gjitha lëmit e rrjedhave shoqërore.

Avokati i Popullit, z. Jashari theksoi se ky Institucion e jep kontributin e vetë duke i zgjidhur ankesat e pjesëtarëve të komunitetit Egjiptas në afatin sa më të shkurtër.

Në vazhdim të këtij takimi, përfaqësueset e grave të këtij komuniteti parashtruan shumë pyetje për anëtarët e komisionit ashtu edhe për pjesëmarrësit tjerë, pyetje për të cilat i morën përgjigjet.