Të Gjitha lajmet

Vazhdon Programi “Punëtoritë e Demokracisë” - nxënësit mësojnë për demokracinë, zgjedhjet, mediat dhe qytetarinë aktive

16.10.2019

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka katër javë që është duke e zhvilluar Programin “Punëtoritë e Demokracisë”, i cili ka për qëllim të afrojë nxënësit me Kuvendin dhe njëkohësisht të rrisë vetëdijen e nxënësve për demokracinë dhe rolin e tyre në këtë sistem të qeverisjes.

Vazhdon Programi “Punëtoritë për Demokraci”

02.10.2019

Njëzetepesë nxënës të Shkollës Fillore “Faik Konica” ishin pjesëmarrësit e punëtorisë së sotme të realizuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të Programit “Punëtoritë për Demokraci”.

Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci”

25.09.2019

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka rifilluar sot Programin "Punëtoritë për Demokraci", program ky i projektuar për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendi, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare.

Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale

20.09.2019

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale, e ka konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë.

Veseli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani

20.09.2019

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët e gazetares Ardita Sylejmani, stafin e RTK-së dhe gjithë komunitetin e gazetarëve, me rastin e vdekjes së gazetares së njohur të televizionit publik.