Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dështon dy herë brenda ditës seanca e parë në sallën e re

18.03.2015
E shtyer për tri javë pas ndërprerjes së seancës së fundit në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, seanca e sotme dështoi dy herë për shkak të mosmarrëveshjeve të grupeve parlamentare se cili do të zërë ulëset në radhët e mesit të sallës së renovuar. Salla e renovuar i ka tri radhë ulësesh për deputetë, nga katër sa kishte salla para meremetimit, kurse janë pesë grupe parlamentare. Fillimisht Grupi parlamentar i LDK-së kishte marrë mesin, Grupi parlamentar i PDK-së ishte ulur në anën e djathtë të sallës, kurse koalicioni Kthimi dhe Grupi parlamentar Të tjerët në anën e majtë. Grupi parlamentar i AAK-së, ndërkaq kishte mbetur pa vende në sallë, pos nëse deputetët do të uleshin fare në fund të sallës, ose ku të gjenin ulëse të zbrazëta. Për pasojë, mbledhja shtyhet për në orën 14:00. Brenda kësaj kohe ishte arritur marrëveshja që deputetët nga radhët e AAK-së të uleshin në cepin e djathtë të ulëseve të deputetëve nga radhët e LDK-së, por tani mungonin deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, të cilët kanë pretrenduar që deputetët e dy partive më të mëdha të Kosovës ta ndajnë radhën e ulësveve të mesit, që nuk është pranuar nga Grupi parlamentar i LDK-së. Nërsa, pos shefit të Grupit parlamentar të koalicionit Kthimi, Dragisha Krstoviq, i cili priste fillimin e seancës për të lexuar një deklaratë të këtij koalicioni, deputetët tjerë të Kthimit nuk kishin hyrë në sallë. Në mungesë të kuorumit për punë, seanca u shty për të enjten, më 19 shkurt, në orën dhjetë.