Kuvendi i Republikës së Kosovës

Solana u takua edhe me anëtarin e Kryesisë, Oliver Ivanović dhe deputetët Krstović e Bogdanović

18.03.2015
Pas përfundimit të takimit, me insistimin e gazetarëve, Përfaqësuesei i lartë i BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Javier Solana, ka deklaruar se përfaqësuesit e kominitetit serb në Kuvendin e Kosovës i ka këshilluar të marrin pjesë në implementimin e standardeve për Kosovën. Ai u ka thënë atyre se për këtë proces Unioni Evropian do të hedhë rreth 100 milionë euro, kurse për të kthyerit do të vihen në dispozicion rreth 11-12 miloinë euro. Kjo për të treguar se ndihmojmë ndërtimin e një vendi ku gjithësecili mund të jetojë. Në këtë brifing, Solana ka deklaruar se standardet janë hap drejt një rezolute përfundimtare, qoftë ajo 1244 apo një tjetër, e cila Kosovën më pastaj do ta çojë drejt komunitetit evropian.
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit Oliver Ivanović, ndërkaq, ka deklaruar se në takim është sqaruar deklarata e djeshme e zotit Solana dhe se është kuptuar se nuk kemi të bëjmë me ndonjë politikë të re për Kosovën. Kosova është protektorat me Rezolutën 1244 dhe me këtë nuk është cenuar integriteti i Bashkësisë shtetërore Serbi-Mal i Zi. Është thënë se statusi për Kosovën nuk do të shqyrtohet nëse nuk plotësohen standardet, megjithqë statusi për Kosovën në ndonjë kohë sigurisht se do të diskutohet.
Duke folur për pjesëmarrjn e serbëve në implementimin e standardeve, Ivanovići është shprehur se ata duan të luajnë rol konstruktiv dhe të mos jenë vetëm dekor i procesit.