Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa vizitoi Pejën

18.03.2015

Një delegacion katër anëtarësh i Komisionit Parlamentar për buxhet dhe financa, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i komisionit, të hënën, më 20.06.05 vizitoi komunën e Pejës dhe me udhëheqjen e komunale bisedoi për përmbushjen e objektivave zhvillimore, me theks të veçantë, çështjet e përcaktimit të parametrave të buxhetit dhe të shfrytëzimit të tij.

Në mungesë të kryetarit të komunës, delegacioni është pritur nga nënkryetari Smajl Shala, kryeshefi ekzekutiv, Ramiz Seka dhe drejtori për buxhet dhe financa, Musa Rexha.

Grumbullim informacioni për zhvillimet buxhetore në komuna

Anëtarët e komisionit parlamentar janë interesuar për çështjet buxhetore në këtë komunë, duke theksuar faktin se informacionet e sakta për zhvillimet në këtë plan do të nevojiten me rastin e shqyrtimit të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006.

Në takim u tha se Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës do të jetë pjesëmarrës aktiv në përpilimin e buxhetit, prandaj informacionet e sakta nga komunat do të mundësojnë shqyrtimin real dhe ndarjen e drejtë të tij.

Peja ka më shumë banorë seç e përcakton UNMIK-u

Udhëheqësit komunal të Pejës si problemin kryesor që e përcjell komunën, në aspektin e ndarjeve buxhetore vjetore, kanë përmendur numrin e popullsisë, që është njëri prej kritereve kryesore për ndarjen e shumave të mjeteve, duke theksuar se numri real i banorëve është shumë më i madh sesa e përcakton administrata e UNMIK-ut ( 115000 banorë). Komuna e Pejës, sipas statistikave të bëra nga komuna, përbën një popullsi prej 156000 banorësh, është thënë në takim.

Pengohet transferimi i mjeteve vetanake të komunës

Çështje tjetër shqetësuese është përmendur edhe transferimi i mjeteve të komunës. Është thënë se komuna nuk mund t™i shfrytëzojë mjetet e saj, të cilat mblidhen nga administrata, gjyqësia, dënimet në trafik etj., e të cilat dedikohen për mbulimin e shpenzimeve të caktuara të komunës në afatet e duhura, sepse pengohen nga njësia përkatëse qendrore në Prishtinë. Kjo, prandaj është thënë në takim, paraqet mos koordinimin e raporteve të mirëfillta në mes organeve komunale dhe qendrore.

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nuk i jep paratë e premtuara për asfaltimin e rrugës Loxhë-Dobërdol

Problem në vete është edhe mos përfundimi i asfaltimit të rrugës Loxhë-Dobërdol. Është thënë se tenderi për asfaltimin e saj ka qenë në rregull, është përcaktuar edhe fituesi, por se paratë e premtuara nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, nuk janë dhënë, me gjithë faktin se për asfaltimin e kësaj rruge ka kontribuar edhe komunitetit, duke mbledhur një shumë prej 150000 euro.

Për këto dhe probleme të tjera brengosëse për komunën , udhëheqësia e Pejës ka apeluar te anëtarët e komisionit parlamentar që këto çështje të ngriten në nivele qendrore dhe të gjenden format për zgjidhjen e tyre. Anëtarët e

Kërkesat do të përçohen në instancat e duhura

Komisionit për Buxhet dhe Financa i kanë vlerësuar të vlefshme informacionet e marra në këtë takim dhe janë zotuar se do t™i përçojnë ato në nivelet e duhura.