Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari Veseli takoi Komisionarin e BE-së, Mimica

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot u prit në takim nga Neven Mimica, komisionar i BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim.


Kryekuvendari Veseli e falënderoi z. Mimica për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë perspektivës evropiane të Kosovës, me theks të veçantë MSA-së, dialogut, bashkëpunimit rajonal dhe temave tjera që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.


Në takim u diskutua për projektet e BE-së që i dedikohen zhvillimit të demokracisë, si dhe ofrimit të mundësive të reja të bashkëpunimit, BE - Republikë e Kosovës.