Drejtoria për Çështje Plenare dhe Procedurale

1. Drejtoria për Çështje Plenare dhe Procedurale në mbështetje të deputetëve është përgjegjëse për:


a. Pranimin, regjistrimin, shpërndarjen e projektligjeve, amendamenteve në projektligje, raporteve, rekomandimeve, mocioneve/propozimeve, pyetjeve të deputetëve për kryeministrin dhe ministrat;

b. Hartimin e propozimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, seancave plenare si dhe përgatitjen e transkriptimit të seancave plenare si dhe publikimin e tyre përmes Zyrës për Media;

c. Transkriptimin e mbledhjeve të Kryesisë, seancave plenare si dhe të dëgjimeve publike;

d. Redaktimin e transkriptimeve nga mbledhjet e Kryesisë, seancave plenare si dhe të dëgjimeve publike;

e. Komunikimin me zyrën bashkërenduese të Qeverisë në lidhje me përgatitjen e propozim agjendës së Kuvendit;

f. Përgatitjen e propozim planit të punës së Kuvendit;

g. Përgatitjen e skenarit për udhëheqjen e mbledhjeve të Kryesisë dhe seancave plenare;

h. Ofrimin e mbështetjes me shërbime këshillëdhënëse ligjore dhe procedurale, organeve të Kuvendit dhe sekretarit;

i. Materializimin e vendimeve, përfundimeve dhe rekomandimeve të Kryesisë dhe të seancave plenare;

j. Përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve për shqyrtim në Kryesi dhe seancë plenare;

k. Menaxhimin, evidentimin dhe shpërndarjen e dokumenteve për deputetë;

l. Sigurimin e informatave logjistike për deputetët;

m. Organizimin e punëve dhe menaxhimin e sallave për mbledhje të organeve të Kuvendit.

 

Tel: 038 211 598, 038 200 10 601

Cel: 044 300 019

Email: [email protected]

 

2. Drejtoria për Çështje Plenare dhe Procedurale përbëhet nga:
a. Njësia për propozime e parashtresa

Koordinator i njësisë:
Mikel Mirakaj

Tel: 038 211 325, 038 200 10 604

Cel: 044 248 916

Email: [email protected]

 

b. Njësia për mbështetje të Kryesisë dhe Seancës Plenare
Koordinator i njësisë:
Shefki Shoshaj

Tel: 038 213 674 , 038 200 10 636

Cel: 045 293 067

Email: [email protected]

 

c. Njësia për transkriptim dhe redaktim
Koordinator i njësisë:
Januz Fetahu

Tel: 038 213 666 , 038 200 10 645

Cel: 044 175 303

Email: [email protected]

 

dhe


d. Njësia për Shërbime për deputetë
Koordinatore e njësisë:
Shpresa Gosalci

Tel: 038 211 328 , 038 200 10 222 

Fax: 038 211 292, 038 200 10 221

Cel: 044 300 022

Email: [email protected]