Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 12.3.2024;
3. Formimi i Grupeve Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve;
4. Të ndryshme.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhjet e mbajtur me datë 12.03.2024;
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut;
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit;
5. Raportim i ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024;
6. Të ndryshme.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Diskutim në Komision lidhur me çështjen e financimit të institucioneve joqeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale;
Të ftuar: Përfaqësuesit e KOMF-it dhe të organizatës Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA.
3. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të fundit;
4. Shqyrtimi i peticionit;
5. Tё ndryshme.