Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv

1. Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, është përgjegjëse për:

a. Ofrimin e shërbimeve hulumtuese legjislative nga literatura profesionale, legjislacioni i shteteve të rajonit, praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së, nga interneti, baza të dhënash dhe statistika zyrtare për të gjitha çështjet që ndërlidhen me punën e Kuvendit;
b. Ofrimin e shërbimeve hulumtuese legjislative me kërkesë të deputetëve dhe organeve apo trupave punues të Kuvendit (në pajtim me Udhëzimin Administrativ për fushëveprimin dhe rregullat e punës se Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv), ku hyjnë: raporte hulumtuese, analiza politike dhe analiza krahasimtare, informata dhe memo;
c. sigurimin e ofrimit të shërbimeve sa më profesionale nga shërbimi i hulumtimeve, duke respektuar parimin e profesionalizmit, konfidencialitetit dhe paanshmërisë politike;
d. Hartimin e raporteve vjetore dhe raporteve fundmandatore për punën e Kuvendit, pas pranimit të raporteve nga Drejtoritë përkatëse, të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale, si dhe Drejtoritë tjera;
e. organizimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore të aktiviteteve të bibliotekës, duke përfshirë sigurimin e literaturës për lexim, evidentimin dhe sistemimin e fondit bibliotekar, blerjen dhe ofrimin e librave dhe revistave;
f. Krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave për deputetët e Kuvendit, sipas legjislaturës;
g. arkivimin e lëndës arkivore të Kuvendit, në pajtim me Ligjin për arkivat, Ligjin për arkivim të lëndës arkivore si dhe aktet nënligjore të nxjerra për këtë qëllim;
h. Sigurimin e kopjeve të dokumenteve të arkivuara, në pajtim me Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

 

Tel: 038 213 806, 038 200 10 633

Cel: 044 153 310

Email: arben.i.loshi@assembly-kosova.org

 

2. Drejtoria për Kërkim, Bibliotekë dhe Arkiv, përbëhet nga:
a. Njësia për Hulumtime,dhe
b. Njësia për Bibliotekë dhe Arkiv.