Fjalimet e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės

Fjalė me rastin e 40-vjetorit tė Demonstratave tė vitit 1968

Tė nderuar pjesėmarrės

Zonja dhe zotėrinj

Ndjehem i nderuar tė flas sot nė emėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė dyzetvjetorin e demonstratave historike tė vitit 1968. Duke falėnderuar pėr ftesėn, dėshiroj ta pėrshėndes dhe ta pėrgėzoj Kėshillin Organizativ pėr punėn e vyer qė ka bėrė pėr tė kujtuar dhe pėr tė hedhur dritė mbi kėto ngjarje tė historisė mė tė re tė Kosovės.

Viti 1968 paralajmėronte kthesė historike nė Kosovė. Nga pėrcaktuesit e kėsaj kthese do veēuar njė varg faktorėsh tė brendshėm, si gjendja e rėndė e popullit shqiptar nėn pushtimin jugosllav, rritja e vazhdueshme e rezistencės sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe zgjimi kombėtar i shqiptarėve nė viset e pushtuara. Nė plan ndėrkombėtar, Moska dhe Traktati ushtarak i saj paraqisnin rrezik real pėr vendet e rajonit tonė, nė mėnyrė tė veēantė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Ēekosllovakia u okupua nga Traktati i Varshavės, kurse Shqipėria nė mėnyrė demonstrative doli edhe formalisht prej kėtij mekanizmi ngulfatės tė lirisė e tė demokracisė sė popujve.

Viti 1968 shėnon protesta tė rinisė nė dy pjesėt e Evropės, por pėr motive tė ndryshme. Nė Evropėn e atėhershme po zhvilloheshin ngjarje dramatike si nė Gjermani, nė Francė, nė Britani tė Madhe, nė Spanjė etj. Rinia nė kėto vende, e pakėnaqur me gjendjen ekzistuese, e revoltuar pėr tensionin qė sillte lufta e ftohtė e pėr rrezikun e luftės botėrore, u organizua nė “Lėvizjen e tė Majtės sė Re” dhe demonstroi nė rrugė pėr ta ndryshuar, siē thoshin, botėn e ndėrtuar keq. Kėshtu thuhej atėherė, ndonėse nuk mund tė themi as sot se bota ėshtė ndėrtuar mė sė miri, ashtu si i duhen njerėzimit liria, drejtėsia, shansi i barabartė, sovraniteti, dinjiteti e mirėqenia.

E motivuar nga kėto ngjarje, nė demonstrata u ngrit edhe rinia e Beogradit, por zėrat progresivė dhe demokratikė, aty u mbytėn nga britmat ēetnike e shoviniste tė elementėve serbomėdhenj.

Pas rėnies politike tė kryepolicit famėkeq, Aleksandėr Rankoviq, edhe pse flitej pėr padrejtėsitė e shumta tė sė kaluarės ndaj shqiptarėve nė Jugosllavi, populli ynė vazhdonte tė trajtohej si popull i pushtuar dhe pėr mė keq, qarqet shoviniste serbe po pėrgatiteshin pėr pėrjetėsimin e sundimit mbi tė. Lėvizja Kombėtare e Kosovės, duke pasur parasysh rreziqe tė shumta, pėrpiqej tė fitonte hapėsira tė reja tė lirisė sė shqiptarėve dhe tė ēimentonte fitoret e pakta qė ishin arritur.

Rasti historik pėr avancim tė statusit tė Kosovės erdhi kur politika jugosllave, duke qenė nėn presionin e brendshėm dhe ndėrkombėtar pėr liberalizim, po shqyrtonte ndryshimet kushtetuese. Njė fitore tė arritshme nė kėtė kuptim pėrbėnte objektivi pėr republikėn e Kosovės, si njė hap i rėndėsishėm kah e drejta pėr vetėvendosje. Kishte shumė rėndėsi qė ky qėllim tė bėhej agjendė e udhėheqjes zyrtare tė Kosovės, nga e cila pritej tė dilte nė ballė tė pėrpjekjeve pėr Republikėn e Kosovės. Kėrkesa pėr republikė filloi tė shtrohej nė debatet publike, madje me inicim tė intelektualėve dhe tė funksionarėve politikė, tė cilėt e pėrcollėn deri te Tito, shef i Federatės sė atėhershme, por ai e refuzoi, duke u arsyetuar se “republika nuk ėshtė faktor i vetėm i cili i zgjidh tė gjitha problemet”.

Duke parė rrezikun e proceseve qė po zhvilloheshin nė Kosovė, Beogradi mori masa qė t’ua mbyllte gojėn pėrfaqėsuesve zyrtarė, por edhe shumė intelektualėve, duke shpallur kėrkesėn pėr Republikė temė tabu.

Nė rrethanat e reja, njė grup studentėsh atdhedashės, nė pėrbėrje prej Osman Dumoshit, Skėnder Kastratit, Adil Pirevės, Xheladin Rekaliut, Ibrahim Gashit, Selatin Novoselės, Ilaz Pirevės, Afrim Loxhės, Skėnder Muēollit, Hasan Dėrmakut, Shemsi Hoxhės etj, tė organizuar ilegalisht, i hynė organizimit tė demonstratave, nė tė cilat vetė populli i zbritur nė rrugė do tė shprehte vullnetin dhe kėrkesat e tij pėr liri dhe vetėqeverim. Populli shqiptar nėn thundrėn e sundimit tė huaj, tashmė i ndėrgjegjėsuar pėr gjendjen e tij prej robi, ishte gati t’i pėrgjigjej njė kushtrimi pėr veprim masiv. Njė rrethanė favorizuese e ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare dhe e frymėzimit patriotik tė shqiptarėve para demonstratave ishin padyshim shėnimi i 500 vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Konsulta e Prishtinės pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, depėrtimi i veprave letrare e historike nga Shqipėria dhe mbrojtja qė Shqipėria u bėnte tė drejtave tė shqiptarėve nė Jugosllavi.

Pas demonstratave tė organizuara mė 6 tetor nė Prizren, mė 8 tetor nė Suharekė dhe mė 19 tetor nė Pejė, mė 27 nėntor 1968 rinia dhe populli shqiptar demonstruan nė Prishtinė, nė Gjilan, nė Podujevė e nė Ferizaj dhe mė 22 e 23 dhjetor nė Tetovė. Parulla qendrore tė kėtyre demonstratave qė nxorėn nė rrugė dhjetėra mijė qytetarė ishin: “Republikė-Kushtetutė”, “Vetėvendosje”, “Kosovė-Shqipni, jemi nji” etj.

Pėr t’i shtypur tė drejtat e shqiptarėve pėr liri dhe republikė e nė anėn tjetėr pėr t’i kėnaqur interesat shoviniste serbe, regjimi jugosllav i Titos kundėr demonstruesve shqiptarė pėrdori policė e ushtri, madje edhe tanke e mjete tė tjera tė blinduara, duke u pasuar edhe me dėnimin e organizatorėve dhe tė pjesėmarrėsve tjerė tė shumtė. Me ndėrhyrjen brutale tė forcave policore, demonstratat u lanė nė gjak. U vra nxėnėsi Murat Mehmeti dhe u plagosėn shumė demonstrues, kurse nė vijim u dėnuan rreth 100 vetė. Anėtarėt e Grupit organizator u dėnuan me burgim nga 2-5 vjet, kurse nga 1-6 muaj u dėnuan shumė kundėrvajtės. Udhėheqėsit e demonstratave u dėnuan rėndė sidomos nė Tetovė.

Qė atėherė ndėr qarqet shoviniste serbe tė kohės sonė u ripėrtėri teza e Ēubriloviqit, sipas sė cilės zgjidhja nė Kosovė konsiston nė shpėrnguljen e dėbimin dhe nė shfarosjen e shqiptarėve. Kjo tezė, njėzetė vjet mė vonė u pėrpunua nga akademikėt serbė dhe u zbatua nė formėn mė tė egėr e mė tė pėrgjakshme nga regjimi kriminal i Beogradit nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shekullit XX.

Megjithatė, duke qenė mė i menēur se pasardhėsit e tij, Tito nuk lejoi qė politika antishqiptare tė merrte pėrmasat e vitit 1981, prandaj kėrkoi qė tė “mos dramatizoheshin” demonstratat e vitit 1968 dhe tė pėrmbusheshin disa nga kėrkesat e tyre, siē ishte Universiteti, avancimi i autonomisė sė Kosovės, pėrdorimi i flamurit kombėtar shqiptar, zgjerimi i marrėdhėnieve nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės me Shqipėrinė etj. Kėrkesa pėr Republikė nuk u vlerėsua “kundėrrevolucionare” si nė vitin 1981.

Janė bėrė shumė pėrpjekje qė demonstratat e vitit 1968, sikur edhe ato tė vitit 1981 deri dhe luftėn e UĒK-sė t’i njollosnin, duke u dhėnė karakter ideologjik ose edhe duke i quajtur vepėr tė shėrbimeve tė huaja informative, por ato ishin llava e vullkanit tė popullit tė zhuritur qė aspironte tė drejtat e tij pėr jetė tė lirė dhe vetėvendosje. Organizatore e tė gjitha kryengritjeve paqėsore e tė armatosura nė kontinuitet ishte Lėvizja Kombėtare e fshehtė.

Shqiptarėt nė Jugosllavi, pas kryengritjes sė armatosur mė 1945, nė ngjarjet e vitit 1968, pėr herė tė parė protestuan hapur kundėr robėrisė Jugosllave. Ky nivel i ri i rezistencės shqiptare, pėrbėnte arritje tė madhe historike tė Lėvizjes Kombėtare, qė shėrbeu si njė pėrvojė e ēmueshme pėr demonstratat e vitit 1981 e deri te Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Mė 1968 filloi ndėrkombėtarizimi i ēėshtjes shqiptare nė Jugosllavi, nėpėrmjet tė jehonės qė patėn demonstratat nė botė. Shtypi i huaj i dha hapėsirė tė konsiderueshme ngjarjeve, duke u marrė objektivisht me karakterin thelbėsor tė tyre, tė cilat quheshin shpesh kryengritje shqiptare.

Pa mohuar ndikimin qė kishin pasur nė to lėvizjet studentore tė Evropės e tė Beogradit, demonstratat shqiptare, kishin karakter nacionalēlirimtar dhe pėrbėnin nivel mė tė avancuar tė Lėvizjes Kombėtare.

Demonstratat ishin vazhdimėsi nė ngritje e rezistencės sė pareshtur shqiptare, e cila kishte arritur stad tė lartė, tė organizimit e tė veprimit , me Komitetin Revolucionar pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, tė udhėhequr nga Kadri Halimi e Ali Aliu dhe sidomos me Lėvizjen Revolucionare tė Bashkimit tė Shqiptarėve, tė udhėhequr nga Adem Demaēi, promotor i Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e bashkimin kombėtar.

Demonstratat e vitit 1968 inauguruan njė formė mė efikase tė luftės politike tė Lėvizjes Kombėtare, e cila mė 1981 do tė marrė pėrmasat e njė kryengritjeje tė gjerė dhe tė vrullshme paqėsore, pėr tė trasuar rrugėn e organizimit tė nivelit mė tė lartė tė rezistencės kombėtare, tė Luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė udhėhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari

Sot dyzet vjet pas demonstratave tė vitit 1968, ne kujtojmė me krenari heroizmin masiv tė atij viti kthese pėr shqiptarėt, duke u pėrkulur me pietet para kujtimit tė lavdishėm tė dėshmorit tė tyre, Murat Mehmetit dhe veprimtarėve tė shumtė qė sot nuk janė midis nesh. Nderim edhe pėr tė gjallėt e atij brezi dhe gjithė brezave tė Lėvizjes Kombėtare!

Evenimente historike si ky i sotmi pėrbėjnė rastin mė meritor dhe mė solemn, pėr rikonfirmimin tonė tė vendosur, qė duke kujtuar tė kaluarėn e lavdishme tė pėrpiqemi pėr tė ardhmen mė tė mirė dhe mė tė sigurt tė popullit tonė nė Kosovėn e lirė e tė pavarur, pėr ta ēuar nė vend amanetin e dėshmorėve tė tė gjithė brezave tė rezistencės kombėtare.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr dėshmorin Murat Mehmeti dhe pėr tė gjithė dėshmorėt e atdheut!

Faleminderit.