Anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, pritën sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut, Fevzi Beqiri dhe Denis Qaushi.
Përfaqësuesit e Këshillit prezantuan para anëtarëve të komisionit shqetësimet dhe problemet me të cilat qytetarët e asaj pjesë përballen prej vitesh.
Në veçanti, ata përmendën gjendjen infrastrukturore, problemet në aspektin e marrjes së lejeve të ndërtimit, gjendjen e objekteve shkollore dhe shumë çështje të tjera nga jeta e përditshme.
Duke shprehur interesimin e tyre problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, deputetët e Kuvendit u zotuan se së shpejti do ta vizitojnë këtë pjesë.