Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes mbajti mbledhjen e radhës

24.11.2020

Nën udhëheqjen e Fatmire Kollçakut, kryetare, Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Anëtarët e komisionit shqyrtuan në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.05/L-015 për letërnjoftim. Pas shqyrtimit, deputetët votuan që i njëjti të procedohet tutje në seancë plenare. 

Po ashtu, u bë edhe shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. Anëtarët u pajtuan që rreth këtij raporti komisioni duhet të sigurohet se ministria në fjalë do t’i përmbahet secilit rekomandim në këtë raport.

Tutje, u diskutuan edhe hapat e ardhshëm të komisionit, përfshirë këtu ftesën për raportim të ministrit të Ministrisë e Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Gjithashtu, komisioni vendosi të realizojë një vizitë në Akademinë Policore në Vushtrri, për të parë më afër punën e këtij institucioni.