Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

04.12.2020

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar Shkëmb Manaj, kryetar. 

Referuar fushëveprimtarisë së komisionit, kryetari Manaj tha se disa nga pikat e parapara për shqyrtim nuk janë në kompetencat e këtij komisioni, andaj nuk mund të merret asnjë vendim për to.

Sa i përket shqyrtimit të propozimeve për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, anëtarët e komisionit u pajtuan që i njëjti grupi punues i cili është themeluar për t’i vlerësuar propozimet për anëtarë për dhënien e provimit të jurisprudencës t’i trajtojë propozimet nga ana e Kryetarit të Gjykatës Supreme. Varësisht vlerësimeve nga ana e grupit punues, në mbledhjen e radhës vendoset për procedim në seance plenare.

Komisioni u njoftua me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, z Tomas Szunyong, për emërimin e SHT Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës, ndërsa u bë e ditur se komisioni është në pritje edhe të emërimit të dy anëtarëve të tjerë nga ana e qeverisë. 

Lidhur me dëshminë e z. Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, anëtarët e komisionit u dakorduan që takimi i cili do të zhvillohet në formë virtuale, të caktohet për datat 18, 19 dhe 20 janar të vitit 2021.