Kryekuvendarja Osmani dhe ambasadori i Guinesë biseduan për marrëdhëniet bilaterale

21.02.2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin jorezident i Republikës së Guinesë, Mamadou Siradiou Diallo.

 

Ambasadori Diallo, ka shfaqur interesimin për rritje të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, sikurse edhe për realizimin e një vizite të kryetarit të shtetit të tij në Kosovë.

 

Sipas tij, lufta për çlirim është pjesë e historisë që lidhë të dy shtetet.

 

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se është në interesin e Republikës së Kosovës të forcohet bashkëpunimi me Guinenë, sidomos duke pas parasysh pozitën e këtij shteti në Afrikën Perëndimore në funksion të sigurimit të njohjeve të reja.

 

Është biseduar edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.