Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

02.06.2020

Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Linku i pamjeve: 

https://wetransfer.com/downloads/85f909937fb572e705f059a46ad8780620200602085530/83d2d4bd651da61f94d51d0eaa1ff53720200602085546/b6be42