Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

25.02.2020

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti mbledhjen konstituive, e cila u kryesua nga kryetari i komisionit, Arban Abrashi.

Në këtë mbledhje, e cila kishte karakter informues dhe koordinues për anëtarët e komisionit, kryetari Abrashi paraqiti fushëveprimtarinë e komisionit.  

Gjatë mbledhjes u diskutua për çështje dhe ligje që i përkasin MASHT-it, e të cilat, siç u tha, duhet shtyrë tutje, deri në arritjen të rezultateve sa më të mira, që nga arsimi parafillor deri tek arsimi i lartë.

Komisioni u dakordua që në mbledhjen e radhës të bëhet hartimi i planit të punës, për të vazhduar më pas angazhimin tek mekanizmat tjerë, siç janë: takimet e akterëve relavantë, angazhimet e ekspertëve etj.

U theksua se i gjithë ky angazhim se do të bëhet duke pasur për synim arritjen e zhvillimit sa më cilësor të arsimit në vendin tonë.

Anëtarët e komisionit deklaruan se do ta maksimizojnë rolin e tyre të bashkëpunimit dhe veprimit, lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë që i përkasin komisionit.