Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

28.09.2020

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Fatmir Xhelili, kryetar.
Në këtë mbledhje është diskutuar rreth përmbylljes së aktiviteteve të sesionit pranveror, si dhe fillimit të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, është bërë një rivlerësim i të gjitha aktiviteteve të punës së këtij komisioni.