Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

28.09.2020

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor,  të kryesuar nga  Time Kdrijaj,   kryetare e komisionit. 
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe miratoi planin  e punës, si dhe formoi grupin punues për mbikëqyrjen e Ligjit për shërbimin  e jashtëm. 
Komisioni vendosi që mbikëqyrjen e këtij ligji ta bëjnë të gjithë anëtarët e komisionit, të prirë nga kryetarja, Time Kadrijaj. 
Me këtë rast, u diskutua edhe për disa iniciativa që paraqitën anëtarët e komisionit, për të cilat do të merret vendim në mbledhjen e radhës.