Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

20.02.2020

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mbajti sot mbledhjen konstituive, të cilën e kryesoi Fatmire Kollçaku, kryetare e komisionit.

Pasi kryetarja Kollçaku shpalosi në detaje fushëveprimtarinë dhe kompetencat e komisionit, anëtarët e tjerë shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe kontribut maksimal në komision.

U theksua po ashtu fakti se çështja e sigurisë në vend duhet të jetë mbipartiake dhe se duhet të ketë frymë bashkëpunimi në komision për çështjet jetike në vend.

Anëtarët e Komisionit njëzëri u zotuan se do të jenë aktivë, bashkëpunëtorë dhe të zëshëm për çështjet e ndjeshme në vend, ndërkaq pati pajtim mes anëtarëve që mbledhjet e rregullta të komisionit të mbahen gjatë të martave, duke filluar nga ora 10:00.