Kuvendi i Republikës së Kosovës

Njoftim i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Ismet Krasniqi

27.11.2020

Në vazhdën e reagimit dhe të kërkesës së kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejtë të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës, në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka ndërmarrë masat si në vijim: 
 
1.     Iniciohet procedurë disiplinore për Menaxherin e Kontratës. 
2.     Nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”. 
3.     Iniciohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhit të Kuvendit. 

 
Zbatimi i këtyre masave fillon menjëherë.