Kuvendi i Republikës së Kosovës

Osmani: Beteja e Koshares ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë

09.04.2020

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Koshares, në 21-vjetorit e zhvillimit të saj, si dhe të gjithë të rënët e kësaj beteje. 

 

“Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.

 

Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!

 

Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani.