Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Konjufca priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

18.03.2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons. 

Në takim me presidentin Parsons, u bisedua lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë. 

Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 

Presidenti Parsons e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe premtoi përkrahje  edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës.