Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kushtetuta – mbrojtëse e mjedisit

09.04.2024

Kushtetuta e Kosovës ofron të drejta lidhur me mjedisin, si e drejta për një mjedis të shëndetshëm. Këto të drejta mund të interpretohen dhe zbatohen përmes legjislacionit kombëtar dhe mekanizmave ligjorë.

Kosova ka ligje dhe rregullore që synojnë të mbrojnë mjedisin. Këto ligje mbulojnë aspekte të ndryshme si: cilësia e ajrit, cilësia e ujit, menaxhimi i mbeturinave, ruajtja e biodiversitetit dhe vlerësimet e ndikimit mjedisor për projektet e zhvillimit.

Qytetarët kanë të drejtë të përcjellin informacione mjedisore që ofrohen nga institucionet publike. Kjo përfshin informacione mbi politikat mjedisore, planet, programet dhe aktivitetet mjedisore, si dhe të dhëna mbi nivelet e ndotjes dhe rreziqet mjedisore.

Broshura e plotë.

Gëzuar Ditën e Kushtetutës!