Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën drejtimin e Fatmire Kollçakut, kryetare, mbajti mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u mbajt diskutim për organizimin e një tryeze për shëndetin oral. Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, pasi foli për domosdoshmërinë e mbajtjes së një tryeze të tillë, e orientoi takimin direkt në diskutim.
Anëtarët e këtij komisioni gjatë diskutimeve folën për rëndësinë e mbajtjes së tryezës për problemet e shëndetit oral, marrë parasysh edhe faktin se Kosova renditet në vendet e fundit në statistikat ndërkombëtare.
Pas diskutimeve, u vendos që tryeza për shëndetin oral të mbahet me 16 prill.
Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me mbikëqyrjen e ligjeve, konkretisht Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe Ligjit për Ndërmarrjet Sociale.
Po ashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe për domosdoshmërinë e zhvillimit të tryezave për Ligjin për transplantet dhe Ligjin për narkotikët.