Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

16.04.2024

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, nën kryesimin e nënkryetares së parë e Komisionit, Arjeta Fajza, mbajti mbledhjen e rregullt. Përndryshe, para fillimit të saj, anëtarët e Komisionit dënuan ashpër krimin e ndodhur sot në Pejë, ku burri vrau gruan e tij.

Në mbledhjen e përmendur përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, njëra nga nënshkruesit e Peticionit, znj. Drita Gjonbalaj, përfaqësuesja e Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe përfaqësuesja e KDI-së.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit ftuan përfaqësuesen e AKP-së për të parë nëse do të jepte më shumë informacion lidhur me Peticionin që përfaqësuesit e këtij institucioni, gjithsej 23 prej tyre, i kanë dorëzuar Komisionit të lartpërmendur, lidhur me pakënaqësinë e grave që punojnë në këtë institucion me përfaqësimin e pamjaftueshëm në drejtoritë dhe organet drejtuese të këtij institucioni. Duke folur për këtë temë, përfaqësuesja e AKP-it, znj. Gjonbalaj theksoi se peticioni, ndër të tjera, përmban pakënaqësi me menaxhmentin dhe Bordin e AKP-it dhe lidhur me përfaqësimin joadekuat dhe të pamjaftueshëm të grave në shërbimet dhe organet menaxhuese të këtij institucioni. Në vazhdim të fjalës së saj, znj. Gjonbaljaj përmendi se edhe pse ligjërisht parashikohet që në drejtoritë dhe organet drejtuese të jenë proporcionalisht 50% meshkuj dhe 50% femra, fatkeqësisht kjo nuk zbatohet fare në këtë institucion nga menaxhmenti dhe Bordi. Në fund të fjalës së saj, përfaqësuesja e AKP-it, znj. Gjonbalaj theksoi se ky Komision do të bëjë gjithçka që është e mundur që Ligji për Barazi dhe Ligji për të Drejtat e Njeriut të zbatohen në AKP, gjegjësisht që do të aplikohen në mënyrë konsistente në shërbimet menaxhuese dhe organet do të jenë proporcionalisht 50% meshkuj dhe 50% femra.