Kuvendi i Republikës së Kosovës

Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po merr pjesë në Takimin Plenar të COSAC-ut në Bruksel të Belgjikës

26.03.2024

Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrim Evropian si dhe Shqipe Isufi, anëtare e Komisionit, janë duke marrë pjesë në Takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet nga  data 25 deri më  26 mars 2024 në Bruksel të Belgjikës. 

Takimi Plenar (LXXL) i COSAC-ut organizohet nga parlamenti kombëtar i shtetit anëtar i BE-së i cili kryeson me Këshillin e BE-së, në këtë rast i kryesuar nga Parlamenti i Belgjikës, i cili ka kryesimin e Presidencës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024. 

Udhëheqja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, znj. Rrezarta Krasniqi, në fjalën e paraqitur të saj, ju ka drejtuar të pranishmëve në COSAC, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare për proceset nëper të cilat po kalon Kosova, në veçanti heqjen e masave të vendosura nga BE-ja dhe posaqerisht ka kërkuar që Kosovës t`i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. 

Megjithatë ka nënvizuar ajo se, Kosova respekton qëndrimin e BE-së dhe të disa shteteve anëtare në lidhje me Kosovën, ani pse 81% e tyre e njohin Kosovën si shtet si dhe vet Parlamenti Evropian, vendin në të cilit është duke u mbajtur takimi i COSAC-ut, institucion ky i cili po ashtu e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe ka ripërsëritur vazhdimisht thirrjet përmes rezolutave që të pranohet Kosova. Kurse deputetja znj. Shqipe Isufi, në diskutimin e saj u shpreh se Kosova është një vend me demokraci të qendrueshme, ku liritë dhe të drejtat janë të garantuara me Kushtetutën e saj. Kurse u shpreh se përkushtimi i Kosovës për barazi gjinore ilustron më mirë arritjet e Qeverisës së Kosovës dhe të institucioneve tjera. 

Deputetja znj. Shqipe Isufi së bashku me znj. Krasniqi kanë takuar deputetë të ndryshëm të shteteve anëtare por edhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, të cilët janë duke marrë pjesë në këtë konferencë në Bruksel e cila po mbahet në ambientet e Parlamentit Evropian. 

Temat kryesore që kanë dominuar në këtë konferencë të COSAC-ut janë: rishikimi i legjislaturës Evropiane 2019-2014 perspektiva për agjendën strategjike të Këshillit për vitin 2024-2029, politikat gjinore dhe përfaqësimi i grave dhe burrave në Parlament, autonomia strategjike, konkurrueshmëria dhe qëndrushmëria, demokracia dhe sundimi i ligjit Evropian, etj. 

Në Takimin Plenar të COSAC-ut në Bruksel po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të BE-së, si nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, e institucione tjera, vendet me statusin e vendit kandidat dhe kandidat potencial, vendet e Ballkanit Perëndimor, të partneritetit lindor, etj.