Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

18.03.2015

Në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, nën kryesimin e nënkryetarit të parë z. Xhelal Sveçla, u shqyrtuan këto dy projektligje: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Social - Ekonomik, së bashku me raportet dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe Projektligjin nr. 06/L-100 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, së bashku me raportet dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor.

Komisioni i përkrahi këto dy projektligje për procedurë të mëtejme, për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.