Kuvendi i Republikës së Kosovës

Forumi për Transparencë

Forumi për Transparencë Parlamentare është themeluar me 4 maj 2015, në të njejtën ditë kur Kuvendi i Republikës së Kosovës formalisht ka miratuar Deklaraten për Transparencë Parlamentare. Forumi për Transparencë Parlamentare përbëhet nga deputet dhe përfaqësues të organizatave vendore të shoqërisë civile, të shërbej si trup këshillues  për Kuvendin dhe të zhvilloj nje Plan të Veprimit me masat që kërkohen që gradualisht të arrihen standardet e transparencës të përcaktuara në Deklaratë.

Deklarata paraqet një sërë rekomandimesh normative për hapjen e informacionit parlamentarë që është miratuar prej 140 organizatave të shoqërisë civile dhe nga parlamentet e 75 shteteve, duke përfshirë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Instituti për Studime të Avancuara (GAP). Kjo Deklaratë është thirrje për veprim, por gjithashtu shërben si bazë për dialog mes Kuvendit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile për të avancuar transparencën parlamentare, dhe të sigurojnë që kjo transparencë të çon në angazhim më të madh të qytetarëve, institucione përfaqsuese më të përgjegjshme dhe përfundimisht një shoqëri më demokratike.

Fillimisht, Forumi ka mandatuar nje grup të vogël punues të përbërë nga stafi i Kuvendit, përfaqësues nga OJQ vendore dhe NDI për të kryer një vlerësim se ku qëndron Kuvendi i Kosovës në raport me standardet e transparencës dhe hapjes të përcaktuara në Deklaratë. Përveq të gjeturave kyçe dhe përshktimit të përputhjes me 44 tregues, grupi punues janë pajtuar të paraqesin rekomandime specifike me masat që duhet të ndermerren për të siguruar pajtueshmërinë. Vlerësimi Bazë ështe prezantuar dhe miratuar nga Forumi, duke hapur rrugën për zhvillimin e Planit të Veprimit për Transparencë Parlamentare.

Nëpërmjet një sërë sesioneve punuese, grupi punuës arriti të zhvilloj kornizën e Planit të Veprimit për Transparencë Parlamentare, që është prezantuar në konferencen regjionale “Kuvendi i hapur-Qytetarë të Angazhuar”[1] organizuar nga NDI WBSLI në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovakisë në shkurt të vitit 2016. Katër anëtarë të Forumit nga Kuvendi i Kosovës diskutuan me pjesëmarrësit tjerë trendet globale në transparencën parlamentare, ku u noftuan edhe me planet e veprimit për kuvend te hapur dhe transparent të miratuara kohëve të fundit. Si vazhdim, Grupi Punues finalizoi  Planin e Veprimit të Kosovës për një kuvend të hapur dhe transparent (2016-2020), i cili është miratuar nga Forumi dhe është lansuar me 15 shtatorë 2016, gjatë Ditës Ndërkombetare të Demokracisë.

Me miratimin e Deklaratës, dhe zhvillimin e Planit të Veprimit për një Kuvend të hapur dhe transparent, Kosova është bërë lider në regjion.

[1] Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të kuvendeve dhe sektorit të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perendimorë, Gjeorgjisë, Ukrainës, Letonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke.

Dokumente

Vendim i Kryesisë – Forumi për transparencë

Forumi – përfundimi i Kryesisë

Raporti i punës - Legjislatura VI

Deklarata për transparencë parlamentare

Plani i veprimit për Kuvend të hapur dhe transparent

Plani i Veprimit për Kuvend të Hapur 2023 - 2026