Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, zonjën Tina Kajdanov, i cila i uroi atij krijimin e institucioneve të vendit nga zgjedhjet e nëntorit dhe shprehu kënaqësinë që z. Krasniqi është zgjedhur në krye të organit më të lartë përfaqësues të Kosovës.

Kryparlamentari Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës Amerikane dhe të SHBA-ve për Kosovën dhe popullin e saj. Më pastaj biseda është përqendruar në thellimin e bashkëpunimit në planin e funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës.

Përgjegjësitë e Kuvendit në këtë moment historik për Kosovën janë shumë të mëdha, sepse përfaqësoni të gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë Kajdanov, e cila ka shprehur kënaqësinë që në punimet e mekanizmave të legjislativit të vendit marrin pjesë përfaqësuesit e zgjedhur të të gjitha komuniteteve. Ajo ka shprehur përkushtimin amerikan për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ka theksuar se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën edhe pas pavarësisë së vendit.

Deklarata e presidentit Bush në Tiranë se pavarësia e Kosovës është çështje ditësh ua ka sqaruar jo vetëm qytetarëve të Kosovës se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës, është shprehur Krasniqi, i cili është zotuar se Kuvendi do të punojë me ritëm të përshpejtuar dhe përkushtim të plotë për miratimin me kohë të ligjeve që burojnë nga Plani i Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës.