Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentarit Krasniqi i arrijnë urime të shumta për postin e tij

18.03.2015
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, vazhdojnë t™i arrijnë telegrame të shumta urimi për postin në krye të legjislativit të vendit. Duke i uruar punë të mbarë kryeparlamentarit Krasniqi, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini thotë: Zgjedhja juaj kryetar i Kuvendit të Kosovës , është një konsideratë e lartë e popullit të Kosovës për ju dhe institucionin që do ta drejtoni, si dhe një besim i plotë për realizimin e detyrave të mëdha që na presin , e para së gjithash për pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj.Ai në vijim shpreh gatishmërinë e Lidhjes Shqiptare në Botë për një bashkëpunim të sinqertë në mbarëvajtjen e proceseve në vijim.

Urime të përzemërta kryeparlamentarit Krasniqi i dërgon edhe Nicolaos D. Kanellos, shef i Zyrës Greke në Prishtinë. Unë jam shumë i sigurt që ju do të përqendroheni në vazhdimin e zhvillimeve demokratike në Kosovë, që do të ndihmojnë në stabilitetin dhe zhvillimet në tërë Rajonin e Evropës Juglindore. Ndërkaq, në telegramin e koordinatorit të zhvillimit të Zyrës së Koordinatorit për zhvillim të OKB-së në Kosovë ,Frode Mauring, dërgohen urime të përzemërta për zgjedhje në postin e kryeparlamentarit. Z. Mauring shprehet për thellimin e bashkëpunimit, si dhe besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës së bashku do të vazhdojnë të angazhohen në prosperitetin e mëtejmë të Kosovës. Në këto angazhime ju do të gëzoni në çdo kohë edhe përkrahjen e fuqishme të ekipeve të agjensioneve të OKB-së që veprojnë në Kosovë, theksohet në telegram e tij .

Kryeparlamentarit Krasniqi, i ka arritur edhe një telegram nga shefja e Zyrës së Suedisë Ann-Sofie Nilsson, në të cilin thuhet : Në emër të Zyrës Ndërlidhëse Suedeze në Prishtinë dëshiroj t™ ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ju dëshiroj juve dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit sukses në realizimin e qëllimeve tuaja.

Një telegram urimi ka ardhur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në të cilin theksohet se ky asociacion do të ketë nderin që me mundësitë e veta të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira ndaj qytetarëve të Kosovës. Në këtë frymë përkrahja e Asociacionit të Komunave në asnjë moment nuk do të mungojë, theksohet ndër të tjera në këtë telegram.

Duke e përgëzuar kryeparlamentarin Krasniqi, për postin e ri , kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, ndër të tjera thotë: Ne kemi besimin e plotë se hapat dhe sukseset e arritura deri tani në procesin e pavarësimit të do të jetësohen shumë shpejt gjatë mandatit tuaj për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Në telegramin përgëzues të Hasan Pretenit , drejtor i Agjensionit kundër Korrupsionit shprehet besimi dhe vullneti i plotë për të bashkëpunuar për të ardhmen e Kosovës.

Në emër të Institutit Kosovar për Zhvillime të Politikave (KIPRED), drejtor ekzekutiv i tij, Lulzim Peci, duke i uruar punë të mbarë kryeparlamentarit Krasniqi, thekson se Projekti për Praktika Parlamentare Lindje “ Perëndim dhe KIPRED janë duke bërë përgatitje për vazhdimin e projektit Ligjvënësit dhe qytetarët: forcimi i institucioneve demokratike dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor për periudhën e ardhshme trevjeçare. Me këtë telegram përcillen edhe përgëzimet e zonjave Jill Adler dhe Aurela Basha nga (EWPPP) për kryeparlamentarin Krasniqi.