Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

18.03.2015
Ky Komision i udhëhequr nga kryetarja, zonja Myzejene Selmani, një mbledhjen e sotme pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e tre ligjeve dhe këtë: Ligjin për eksproprijimin,ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët nr. 2003-11, si dhe atë për Taksën e vendosjes në objekteet hoteliere dhe turistike. Duhet theksuar se këto tre ligje janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së , por nuk janë nënshkruar nga PSSP.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Postës dhe Telekomunikacionit, pastaj ata të Ministrisë së Tregtisë e Indusrtisë, si dhe përfaqësuesi i Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gani Koci.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit u pajtuan që, të tre këto ligje të shqyrtohen edhe një herë, dhe me ndryshimet e plotësimet eventuale të vehen në rend dite të Komisionit dhe këtë në periudhën kohore prej shtatë ditësh.

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit nuk e miratuan raportin e Grupit të punës së Komisionit për ETIETT, lidhur me zgjedhjen e kandidatëve në Komisionin e Konkurrencës.