Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci shtroi drekë pune për delegacionin e hartuesve të Projektkushtutës

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot delegacioni amerikan të hartuesve të Projektkushtetutës së Kosovës, zotërinjtë Paul R. Williams nga Public International Law and Publik Policy, Bruce Hitcner, drejtor i të njëjtës organizatë në Boston, Martin Vulaj, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Ilmi Berisha, i dërguar i kryetarit Rugova në zyrën e senatorit Dol.

Është biseduar shlirshëm për zhvillimet aktuale në Kosovë, për punën e institucioneve të vendit, për mbarëvajtjen e proceseve dhe për punën që po bëhet për përmbushjen e standardeve në funksion të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Njërën ndër këto punë të mira kryeparlamentari Daci e ka vlerësuar edhe Projektkushtetutën e hartuar nga grupi i ekspertëve nga SHBA-të, të cilët i ka falënderuar për punën profesionale dhe me përkushtim që e kanë bërë.

Duke folur për procesin shtetformues të Kosovës, mysafirët janë shprehur se e kanë vlerësuar shumë të nevojshme që në momentin e përcaktimit të statusit të Kosovës, të mos humbej kohë në hartimin e Kushtetutës, por që dokumenti të ishte i gatshëm që sot.

Profesor Daci pastaj ka shtruar një drekë pune për grupin e hartuesve të Projektkushtetutës së Kosovës, gjatë së cilës është biseduar kryesisht në temën: çka pas pavarësisë së Kosovës. Biseda është fokusuar në çështjet ekonomike, bashkëpunimin rajonal dhe të drejtat individuale dhe kolektive të pakicave.

Kreu i legjislativit të vendit u ka thënë miqve nga SHBA-ja se përcaktimi i institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë është i fuqishëm. Bashkësia ndërkombëtarë, ka thënë Daci, e ka rastin ta përmbyllë me sukses projektin për Kosovën dhe se për këtë çështje e ka mbështetjen plotë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës.