Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti novatorët e Kosovës

18.03.2015
Delegacioni i novatorëve të Kosovës, në përbërje Nexhmije Mekolli, Rifat Gjota dhe Agim Shala, e kanë njoftuar kryeparlamentarin Daci me të arriturat e asociacionit të tyre dhe me vështirësitë me të cilat ballafaqohen në punën kërkimore, shkencore dhe aplikative. Novatorët e Kosovës kanë theksuar mundësitë e mëdha për ringjalljen ekonomike të Kosovës nëpërmjet zbatimit të shkencës dhe të inovacioneve tekniko-teknologjike, por kanë kërkuar edhe mbështetje institucionale për punën e tyre. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka vlerësuar rëndësinë e jetësimit imagjinar të shkencës dhe aplikimin e inovacioneve në jetën ekonomike të vendit, por ka theksuar gjithashtu se shkencëtarët gjatë gjithë historisë, në të shumtën e rasteve, nuk janë kuptuar dhe nuk janë ndihmuar, por se gjithmonë zbulimet e tyre e kanë shpënë përpara njerëzimin. Kryeparlamentari Daci, ndërkaq, novatorëve të Kosovës u ka premtuar angazhimin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës për miratimin e një ligji për mbrojtjen e inovacioneve teknike dhe teknologjike.