Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti ministrin britanik për Evropën, Denis Mac Shane

18.03.2015
Në takim me ministrin e Britanisë së Madhe për Evropën, Denis Mac Shane, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, vlerësoi ndihmën e madhe të Britanisë së Madhe për lirinë e Kosovës, për procese demokratike dhe në mënyrë të veçantë për qëndrimin konstruktiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me Kosovën.
Kryeparlamentari Daci i ka folur fare hapur diplomatit britanik për zhvillimet në Kosovë, për shkaqet dhe pasojat e trazirave të marsit dhe për marrjen sa më parë të kompetencave të institucioneve të vendit në funksion të paqes, të stabilitetit dhe të përparimit gjithpërfëshirës të Kosovës.
Vizitiat e tilla ofrojnë optimizëm të bazuar për Kosovën dhe rajonin është shprehur profesor Daci.