Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja plenare e Kuvendit

18.03.2015

Kuvendi i Republikës së Kosovës është mbledhur sot pasdite në një seancë të re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Fillimisht, u kërkua votimi për shmangie nga rregullorja, lidhur me shqyrtimin e këtij projektligji. Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë, nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Pas një pauze të shkurtër, kryesuesi njoftoi se seanca do të vazhdojë nesër në orën 10:00.