Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike.....

18.03.2015

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, mbajti mbledhjen e parë konstituive.

Në fillim të takimit, kryetari Hasani, foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të komisionit, nga të cilët kërkoi angazhim profesional gjatë punës së tyre në komision. Ai po ashtu kërkoi që qëndrimet politike t'i paraqesin në Kuvend.

Hasani, specifikoi dikasteret të cilat bien në fushëveprimtarinë e këtij komisioni, ndërkaq njoftoi se, në adresë të këtij komisioni kanë ardhur shumë projektligje nga qeveria të cilat do të shqyrtohen në komision, dhe prioritet do të kenë projektligjet që vlerësohen të rëndësisë më të madhe.

Lidhur me këtë anëtarët e komisionit u dakorduan që në mbledhjen e radhës të diskutohet për planin e punës për tre muajt e ardhshëm.